Nga mbremja gala e edicionit te pare te 'We are all made of stars'

Nis edicioni i dytë i 'We are all made of stars'! Adela dhe Anxhelo Muçollari në kërkim të të rinjve të talentuar në 6 qytete

26 Shkurt 2023, 09:03| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 18:34

  • Share


Pas suksesit të edicionit të parë, projekti "We are all made of stars" ka nisur rrugëtimin në 6 qytete të Shqipërisë në kërkim të talenteve të reja. Nën drejtimin e solistëve Adela dhe Anxhelo Muçollari, të rinjtë nga mosha 15-22 vjeç  kanë mundësi të provojnë veten në balet, aktrim, kanto e instrumente. Pikënisja ishte këtë të enjte në qytetin e Korçës, ndërkaq, në këtë edicion që përfshin po ashtu audicione, trajnime dhe këshillime karriere, do të vijojë në kërkim të talenteve edhe në Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe Tiranë. Pas përfundimit të audicioneve e përgatitjes nga dy solistët e parë të dancit në Teatrit të Operas dhe  një kast i përzgjedhur, të rinjtë finalistë do të mund të marrin pjesë në një mbrëmje gala, ku mund të shpalosin përballë publikut 'yjet' e tyre në këto gjini të artit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?