Nis Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës! Galeria e Artit Tiranë, ekspozon veprat e 470 artistëve nga 50 vende

25 Tetor 2022, 18:06| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 18:15

  • Share

Veprat e 470 artistëve nga 50 vende të botës, veshin muret e Galerisë së Tiranës, duke shënuar kështu fillimin e Bienales Ndërkombëtare të Grafikës...

Tematika të larmishme, ku artistët sjellin ngacmimet e kohës. Në to, nuk mungojnë elementë tipikë të vendeve ku jetojnë, refleksione mbi të shkuarën që përsëritet edhe përmes një lufte, politikat aktuale si dhe elementë inspirues nga kryevepra të artit e kulturës.

“Me rëndësi të theksohet është edhe fakti se teknikat janë të larmishme, si dhe artistët kanë mundur të kuptojnë konceptin e të jetuarit me kohën. Kjo ide ka dalë ka një vepër në tjetrën, ku duket se niveli i tyre është shumë i lartë. Janë të niveleve botërore”, thotë kuratori Abaz Hado.

Artistët shqiptarë janë 75. Në kuadër të Tiranës Kryeqyteti Europian i Rinisë, u jepet hapësirë edhe  grafistëve të rinj, që i bashkon gjuha universale e grafikës. në fund juria e përzgjedhur do të shpallë 4 finalistët.

Bienalja e Grafikës është menduar të mbahet një herë në 2 vjet. Ndërsa disa prej veprave do të jenë pjesë e Muzeut të Grafikës, një nga projektet e afërta të Galerisë së Tiranës.

“Shumë prej tyre do të jenë pjesë e fondit të Galerisë, kjo Galeri ka projektuar që shumë shpejt të ketë Muzeun Ndërkombëtar të Grafikës”, thotë më tej drejtori i GAT, Abaz Hado.

Veprat do të qëndrojnë të ekspozuara për një muaj.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?