Nis asfaltimi në bypass-in e Vlorës, Rama: Transformim epokal për krejt zonën, si edhe për Shqipërinë Turistike 2030

28 Qershor 2020, 20:49| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 20:54

  • Share

Puna për asfaltimin e bypass-it të Vlorës ka filluar. Kryeministri Edi Rama thotë se janë 29 kilometra, të cilat do t’i bashkëngjiten pjesës tjetër që lidhet me bypass-in e Fierit, tashmë i përfunduar, për të vazhduar më pas me segmentin e ri Orikum-Dukat.

"Ka nisur më në fund edhe asfaltimi në bypass-in e Vlorës. Janë 29 kilometra të cilat do t’i bashkëngjiten pjesës tjetër që lidhet me bypass-in e Fierit, tashmë i përfunduar, për të vazhduar më pas me segmentin e ri Orikum-Dukat (nga Marina në Urën e Shën Elizës) dhe së shpejti edhe me tunelin e Llogarasë, duke bërë të mundur një transformim epokal për krejt zonën, si edhe për Shqipërinë Turistike 2030", shkruan Rama në Facebook.

Pak ditë më parë, ministrja e Belinda Balluku tha se synimi është që punimet për këtë by pass të përfundojnë në shkurt të 2021. Aktualisht në këtë vepër ka nisur puna për hedhjen e shtresave bazike asfaltike dhe deri në fund të muajit korrik parashikohet të ketë përfunduar asfaltimi i afro 11.5 kilometrave.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mitro: 29/06/2020 21:14

    T'a besh ti gjithe kete rruge 2...9 km ne 7 vjet dhe mos jete epokale s'ka mundesi.

    Përgjigju
  • Tosi: 29/06/2020 05:59

    Bo kushedi si do jete bere neperka tabakhonhja e pd leshelis kur mer vesh lajme te gezuara per qeverisjen Rama. Ec perpara o gjigand dhe hape dhe tunelin e llogarase dhe do ja veme emrin tend tunelit te llogarase o gjigand se e meriton. Kurse prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri do beje zbulimin e radhes dhe nga podiumi i shqupit do nxjerre helmin e radhes.

    Përgjigju
  • Arben: 29/06/2020 01:14

    Po po bravo kryetar, ne 2020 nderto akoma rruge me nje dhe dy korsi. Kinimumi te duhen 4/6 per fluksin qe duhet te garantoj ajo rruge. Po varja, se ne shqiptare jemi e na mjaftojne 100 m asfalt dhe kenaqemi.

    Përgjigju
    • Daku: 29/06/2020 09:03

      Propagandë sa për fotografi. Unë shkova ta shikoj ktë rrugën e re...në Kaninë. Rruga është shumë larg asfaltit. Nuk ka akoma vijueshmëri. Traseja nuk është e vijuar tejpërtej... Shumë larg nga asfalti ende.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?