Rruga Elbasan-Qafë Thanë

Nis asfaltimi i lotit 1 të rrugës Elbasan-Qafë Thanë! Loti i parë i hapet brenda 6 javësh

19 Shkurt, 14:21| Përditesimi: 19 Shkurt, 14:23

  • Share

Ka nisur asfaltimi i lotit të parë të zgjerimit të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. Ky lot me gjatësi afro 5 kilometra që shtrihet përgjatë lumit Shkumbin, brenda 6 javësh do të jetë i hapur për qarkullim.

Krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj. Ndërkohë aktualisht po punohet në katër lote të kësaj rruge, që ka fluks të madh automjetesh, me synim që të bëhet me katër korsi, nga 2 që ka aktualisht.

Përfundimi i punimeve në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të lehtësoj qarkullimin e automjeteve duke shkurtuar kohën e udhëtimit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 19/02/2024 16:59

    Po,po dyll dyll.Do shohim kur te hapet.Ndoshta mbas 3 -4 vjetesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?