Aldi Rama

Kronikë

Aldi Rama vrau nënkomisarin teksa shëtiste i lirë edhe pse në 'arrest shtëpie', njësoj si ai edhe xhaxhai! Gjykata e lë sot në burg, pasi theu masën e sigurisë ditën e ngjarjes

1 Tetor 2021, 12:21| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 13:20

  • Share

Jo vetëm Aldi Rama, por edhe xhaxhai i tij, Baki Rama lëvizte i lirë ditën kur i nipi vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, duke thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie'.  Baki Rama është lënë sot në burg nga Gjykata, pasi theu 'arrestin e shtëpisë' masë që i ishte caktuat për tregti të lëndëve piroteknike.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nga policia, ditën kur Aldi Rama qëlloi për vdekje nënkomiarin Saimir Hoxha, Baki Rama nuk gjendej aty.  Ai u arrestua në fund të muajit dhjetor të vitit 2020, por më pas gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij.

Aldi Rama ekzekutoi mëngjesin e 28 shtatorit në Ishull Lezhë nënkomisarin Saimir Hoxha, vetëm se ky i fundit i kërkoi dokumentin e identifikimit.  Pas 6 orë kërkimesh nga policia, 21 vjeçari u gjet i vetëplagosur në një argjinaturë në Vain të Lezhës, ndërsa humbi jetën disa orë më vonë te spitali i Traumës në Tiranë.

Aldi Rama, i rritur nga gjyshërit, pasi prindërit i kishte të divorcuar, ishte me precedent të mëparshëm penal. Në moshën 18-vjeçare kishte përfunduar në burg, pasi ishte akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisi, ndërkohë që ishte kallëzuar edhe nga e dashura e tij për dhunë fizike. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?