Nipi i vë flakën pronës së xhaxhait, sherr masiv në Krujë mes familjarëve për një gardh, policia arreston dy persona

14 Maj 2020, 10:14| Përditesimi: 14 Maj 2020, 10:37

  • Share

Një konflikt për pronën është bërë arsyeja për një sherr masiv mes familjeve të dy vëllezërve në Krujë. Më saktësisht shkak është bërë një gardh që ndan dy familjet. Si rrjedhojë e konfliktit përveç dy vëllezërve janë përfshirë edhe djemtë e tyre.

Shaqir Vathi, i biri i Nuri Vathit, pas konfliktit fizik ka shkuar më tej, duke i vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij Saba Bathi. Gjithsesi sherri është shuar falë ndërhyrjes së policisë, e cila për ngjarjen ka arrestuar Shaqir Vathin, djalin e Nuri Vathit dhe Donald Vathin, djalin e Saba Bathit.

Ndërkohë dy vëllezërit Shaqir dhe Saba Vathi janë proceduar penalisht nga policia. Materialet e policisë për ngjarjen i janë referuar prokurorisë, ndërsa akuzat e ngritura janë "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrim i pronës me zjarr".

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 14/05/2020 16:56

    Ça behet keshtu, eshte bere gjaku uje ne kete vend.

    Përgjigju
  • DESI: 14/05/2020 15:54

    Nuk behen maloket

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/05/2020 13:06

    Gjysmënjerëzit Homo Erèctus!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?