Ura e Matit

Nipi i inxhinier Gjovalin Gjadrit: Si gjyshi ndërtoi në Shqipëri, urën më unike në Evropë

22 Mars 2023, 11:57| Përditesimi: 22 Mars 2023, 12:02

  • Share

Gjovalin Gjadri ishte një inxhinier konstruktor i shquar që ka projektuar dhe ndërtuar urat më të njohura në Shqipëri. Nipi i inxhinierit, Ervin Gjadri ishte sot në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv ku foli për veprat më të shquara të gjyshit të tij.

Ura e Matit është një nga urat më të vjetra dhe më të bukura në Shqipëri dhe inxhinier Gjadri ishte zbatues i ndërtimit të kësaj ure, që pati projektuese një nga studiot më të rëndësishme të kohës.

Por kulmin e arritjes së tij shkencore, inxhinier Gjadri e pati me projektimin dhe ndërtimin e Urës së Gomsiqes.

Ervin Gjadri tregoi në "Shqip" si e ndërtoi inxhinieri Urën e Gomsiqes, e cila u dogj nga okupatorët nazistë, për ta rindërtuar më pas çlirimit të Shqipërisë.

“Në urën e Matit gjyshi im ka qenë zbatues i saj. Ndërsa një ndër urat që ai ka pasur kulmin e arritjes së tij shkencore ishte Ura e vjetër e Gomsiqes. Ka një projekt tepër origjinal, që bëhej në pak vende të botës dhe gjyshi arriti ta bëjë në Shqipëri. 

Gjyshi e paraqiti projektin origjinal të Urës së Gomsiqes në Kongresin Ndërkombëtar në Berlin, në vitin 1936. Ai projekt u vlerësua jashtëmase nga pjesëmarrësit në atë kongres.

Më pas trupat gjermane gjatë tërheqjes nga Shqipëria e shkatërruan këtë urë. Fatkeqësia e urave është që në kohë luftë janë objekte strategjike. Kjo urë është një moment shumë i veçantë dhe kyç i karrierës së gjyshit, sa i përket krijimtarisë shkencore”, tregoi nipi i inxhinier Gjovalin Gjadrit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?