Nikos Dendias

Ministri i Jashtëm grek Dendias: Të hapen menjëherë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

21 Mars 2022, 16:00| Përditesimi: 21 Mars 2022, 16:59

  • Share

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka qenë i prerë me qëndrimin e tij. Ai thotë se negociatat për anëtarësimin e Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian duhet të hapen menjëherë.

Ky qëndrimin i Dendias vjen gjatë një takimi me ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së si Franca, Gjermania dhe Italia, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Josep Borrell dhe komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi.

I pranishëm në takim ka qenë edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i ftuar nga Dendias për të dhënë mendimin e tij me ministrat e jashtëm të BE-së sesi po ecën procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor.

Ky takim vjen kur ditën e sotme do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së BE-së në Bruksel për të diskutuar për pushtimin rus në Ukrainë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?