Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla

Politikë

Nikolla, uron homologen e re të Bundestagut: Mirënjohje për mbështetjen tuaj për integrimin! Së bashku më të fortë për t’u përballur me sfidat

31 Tetor 2021, 12:44| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 12:48

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Bundestagut gjerman, Bärbel Bas, me rastin e zgjedhjes së saj.

Përmes letrës së saj, Nikolla i ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të Bundestagur dhe Qeverisë Federale në rrugëtimin e Shqipërisë drejt perspektivës europiane.

Kryeparlamentarja është shprehur se do të angazhohet personalisht për forcimin e lidhjeve mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut gjerman, ndërsa ka shtuar se “së bashku”, do të jemi më të fortë për përballimin e sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.

Letra e plotë e Lindita Nikollës:

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju përcjell përgëzimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes suaj Presidente e Bundestagut dhe Ju uroj shumë suksese në detyrën Tuaj të lartë dhe fisnike.

Gjej rastin të shpreh mirënjohjen e thellë dhe vlerësimin më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Bundestagut dhe Qeverisë Federale në rrugëtimin e Shqipërisë drejt perspektivës evropiane dhe anëtarësimit në BE.

Gjermania është lokomotiva politike dhe ekonomike e Evropës dhe kjo mbështetje është me rëndësi të madhe në kuadrin e Bashkimit Evropian.

Dëshiroj të shpreh vullnetin dhe angazhimin tim për forcimin e lidhjeve mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut gjerman, duke pasur të qartë rolin e parlamenteve e parlamentarëve si përfaqësues të qytetarëve dhe aspiratave të tyre.

Parlamentet mund të kontribuojnë jo vetëm në fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh, por edhe në arritjen e qëllimeve të përbashkëta globale, paqes, shëndetit dhe mirëqenies.

Sëbashku do të jemi më të fortë për përballimin e sfidave të së tashmes dhe së ardhmes.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju përcjell përgëzimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes suaj Presidente e Bundestagut dhe Ju uroj shumë suksese në detyrën Tuaj të lartë dhe fisnike. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen e thellë dhe vlerësimin më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Bundestagut dhe Qeverisë Federale në rrugëtimin e Shqipërisë drejt perspektivës evropiane dhe anëtarësimit në BE. Gjermania është lokomotiva politike dhe ekonomike e Evropës dhe kjo mbështetje është me rëndësi të madhe në kuadrin e Bashkimit Evropian. Dëshiroj të shpreh vullnetin dhe angazhimin tim për forcimin e lidhjeve mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut gjerman, duke pasur të qartë rolin e parlamenteve e parlamentarëve si përfaqësues të qytetarëve dhe aspiratave të tyre. Parlamentet mund të kontribuojnë jo vetëm në fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh, por edhe në arritjen e qëllimeve të përbashkëta globale, paqes, shëndetit dhe mirëqenies. Sëbashku do të jemi më të fortë për përballimin e sfidave të së tashmes dhe së ardhmes.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?