Nikolla takon anëtarët e Këshillit të Diasporës: Kontributi juaj i rëndësishëm për kombin

19 Dhjetor 2022, 17:03| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 22:05

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Kryetarin e Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj dhe anëtarët e Këshillit, Anila Smorgrav, Brikena Muharremi, Rosario Petta dhe Lazim Destani.

Kryetari Mark Gjonaj dhe anëtarët e Këshillit e informuan Kryetaren Nikolla mbi veprimtarinë e Këshillit Koordinues të Diasporës për koordinimin e veprimtarisë së komuniteteve të emigrantëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe viset e tjera shqiptare si edhe bashkëpunimin e tyre me shtetin amë.

Përsa i përket bashkëpunimit me Qeverinë dhe institucionet shqiptare Gjonaj dhe anëtarët e Këshillit vunë në dukje bashkëpunimin në fushën e ekonomike, tërheqjen e investimeve nga Diaspora, bashkëpunimin në fushën e arsimit e shkencës si edhe realizimin e  të drejtës së votës së Diasporës nga vendet ku jetojnë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vlerësoi kontributin e Këshillit Koordinues të Diasporës në bashkëpunim me Shqipërinë si edhe kontributin e Diaspores si një faktor dhe burim për zhvillimin e vendit. Kapitalet financiare, sociale dhe humane të Diasporës shqiptare, të hershme dhe të re, janë një burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë. Diaspora përbën një pjesë vitale të shoqërive në vendet  pritëse, me kontribute të njohura e të vlerësuara në zhvillimin ekonomik, sistemet e mirëqenies dhe shkencën e kulturën në këto vende. Përsa i përket çështjes së të drejtës së votës së Diasporës, Kryetarja Nikolla vuri në dukje se Kuvendi pret zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ndërmarrë hapat e nevojshme ligjorë për garantimin e kësaj të drejte. 

Njëkohësisht Kryetarja Nikolla ftoi dhe siguroi anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës për bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin dhe institucionet, jo vetëm për legjislacionin për votën, por edhe për aspekte të tjera të zhvillimit të vendit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?