Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Ambasadorja e Polonisë, Monika Zuchniak-Pazdan

Politikë

Nikolla priti Ambasadoren e Polonisë: Bashkëpunim i shkëlqyer në kontekstin transatlantik, integrimin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

5 Nëntor 2021, 14:02| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 14:05

  • Share

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, priti Ambasadoren e Polonisë, Monika Zuchniak-Pazdan.

Ambasadorja Zuchniak-Pazdan e uroi Nikolla për zgjedhjen në detyrën e Kryetares së Kuvendit dhe shprehu vullnetin e Polonisë për të avancuar e zgjeruar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera politike, ekonomike dhe në fusha të tjera mes dy vendeve.

Kryetarja Nikolla shprehu mirënjohjen për asistencën e Polonisë për përballimin e pandemisë, si edhe për solidaritetin e kontributin për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Shqipëria vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, në veçanti për hapjen e negociatave, si edhe asistencën teknike të ofruar nga Qeveria polake, për përgatitjet tona për anëtarësim në BE. Polonia është një avokate për integrimin e Shqipërisë, si edhe të Ballkanit Perëndimor, edhe në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Grupit të Vishegradit. Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të kontribuojë për zhvillimin, stabilitetin  dhe proceset integruese në rajonin e Ballkanit Perëndimor.”, vuri në dukje  Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadorja Zuchniak-Pazdan biseduan edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar, rritjes së shkëmbimeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis komisioneve parlamentare.

Gjithashtu u diskutua edhe mbi rritjen e kontributit të parlamenteve të të dy vendeve për rritjen e pranisë së kompanive polake në sektorë kyç të ekonomisë së Shqipërisë, si:  infrastruktura, transporti, bujqësia, turizmi, zhvillimi i burimeve natyrore, energjia elektrike, energjia e rinovueshme, sektori i hidrokarbureve, sistemi hekurudhor etj.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?