Nikolla: S'do kemi mbyllje pavarësisht rritjeve të të infektuarve! Të shëruarit dhe vaksinimi do e 'frenojë'! Mjeku Pecnikaj: Mos na fyeni inteligjencën (VIDEO)

17 Shkurt 2021, 21:53| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 23:02

  • Share

Shifrat e larta të të infektuarve si dhe viktimat si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, kanë hapur debat në studion e Repolitix mbrëmjen e sotme mes të ftuarve. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla thotë se pavarësisht këtyre statistikave, kjo nuk do ta çojë vendin në skenarin e tretë, atë të mbylljes totale. Sipas tij, numri i të lartë i të shëruarve si dhe vijimi i procesit të vaksinimit e lehtëson disi situatën.

Albert Nikolla: Përveç tragjedisë që ka humbja e personit, këtu kemi dhe humbje të afeksionit të familjes së tij. Qeveria duhet të bëjë maksimumin e saj, por fatalitetet e kësaj sëmundje është e lartë. Disa humbje jete nuk e përcaktojnë kompleksitetin e kësaj situate. Bindja ime është që ne nuk do shkojmë në skenarin e tretë. Element i rëndësishëm është numri i të shëruarve që është i lartë si dhe vaksinimi.  Ka një numër personash që e kalojnë COVIDin pa simptoma. Gjithë kjo shifër do të thotë që duke parë këto argumente krahas vaksinimit, ne do shkojmë në mënyrë të pashmangshme drejt rënies.

Ilir Pecnikaj: Kush konsiderohet i shëruar?

Albert Nikolla: Unë nuk jam mjek. Është Komiteti i Ekspertëve, ISHP që merr këto të dhëna. Kur personi, qoftë i shtruar në spital apo i shtruar në shtëpi, nëse ky person nuk shfaq simptoma për 10 ditë, sipas dhe njoftimit të OBSH-së atëherë ky person quhet i shëruar.

Edhe numri i testimeve të kryera ka shkaktuar debat mes mjekut Ilir Pecnikaj dhe zv. Ministrit të Shëndetësisë Albert Nikolla. Pecnikaj shprehet se numri i testimeve është shumë i ulët në momentin që përqindja e pozitivitetit, sipas tij është shumë e lartë.

Ilir Pecnikaj: Në spitale, menaxhimi është i tmerrshëm. Më kujton ambalazhimet që mund të bëhen në një magazinë. Mos e nxirr këtë kuti pa u mbushur plotë. Ne kemi kërkuar me kohë që të hapen spitalet rajonale. Ne jemi vendi i gjashtë për pak testime në botë. Unë doja të bëja një pyetje. Spitali i Fierit, sa kushton?

Albert Nikolla: Përpara se të përgjigjem për këtë, ke të dhëna pasakta përsa i përket renditjes së Shqipërisë. Është rrjeti i mjekut të familjes, kontakteve që bëjnë me urgjencën, të gjithë këto përthithje, bëhen testimet. Ne nuk bëjmë teste kot.

Ilir Pecnikaj: Me këtë që po thua je jashtë orbite. Më fyeni inteligjencën nëse më thoni se nesër se do bëni 3800 testime kur ke 27 % e infektimeve.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme janë raportuar 1075 raste të reja me COVID si dhe 18 viktima. Ndërkohë ka nisur procesi i vaksinimit të të moshuarve në azilet e kryeqytetit. Vaksinimi i tyre ka nisur dhe në Shkodër.


Lajmi kryesor:

‘Do vaksinojmë personalitete të moshuar’ Nikolla: Në listë emri i Kadaresë! Bejtaj: Mendova se isha dhe unë, kam dhënë kontribut si deputet, ministër e mjek (VIDEO)


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?