Nikolla në Kanada! Homologu kanadez: Vlerësojmë lidershipin e fortë të Shqipërisë në KS të OKB dhe NATO

19 Tetor 2023, 16:29| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 16:35

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla gjatë vizitës zyrtare në Kanada, u takua me Kryetarin e Dhomës së Komuneve Greg Fergus.

Nikolla vuri në dukje se Kanadaja është partnere e çmuar, me kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Gjithashtu nuk la pa informuar homologun mbi Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë dhe lidershipin e kontributin e Shqipërisë në integrimin rajonal.

Duke vlerësuar Kanadanë si një investitor i rëndësishëm në Shqipëri, i sugjeroi homologut Fergus rritjen e investimeve kanadeze në sektorë të ndryshëm, kanadeze në sektorët e energjisë, minierave, bujqësisë, digjitalizimit, mbrojtjes kibernetike etj. Për këtë do të shërbente edhe riaktivizimimin i Fondit Kanadez për Nismat Lokale,  hapja e Ambasadës në Tiranë dhe finalizimi i marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve dhe shmangien e taksimit të dyfishtë.

Kryetari i Dhomës së Komuneve, z.Greg Fergus, shprehu kënaqësinë se delegacioni i Kuvendit ishte i pari delegacion i huaj që pret pas zgjedhjes në detyrë. Dhoma e Komuneve është shumë e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë. Bashkëpunimi parlamentar do të mbështesë dy vendet tona për të përballuar sfidat e përbashkëta globale.

Fergus vlerësoi lidershipin  e fortë të Shqipërisë në KS të OKB dhe në NATO dhe nënvizoi se në këto aspekte Kanadaja ka ç’të mësojë nga Shqipëria. Dhoma e Komuneve do të nxisë rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve ekonomike e tregtare me Shqipërinë sepse Kanadaja është një vend tregtar dhe ekonomia e tregtia afrojnë vendet dhe popujt.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?