Nikoll Sherrniku u la në burg për vrasjen e Xhulio Prelës, avokati: Është i pafajshëm, kemi dëshmitarë që ishte në shtëpi ditën e ngjarjes

22 Dhjetor 2020, 11:20| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 12:55

  • Share

Ilir Dyzeni avokati i Nikoll Sherrnikut, për të cilin Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, ka thënë se do të ankimojë masën e sigurisë, duke shtuar se kanë dëshmitarë që sipas tij dëshmojnë se në ditën kur ka ndodhur ngjarja Sherrniku ka qenë duke festuar ditëlindjen.

"Kërkuam që të njihemi me aktet që ndodheshin në dosje, që ligji na i lejon. Me çfarë u njohëm ne gjykata ka marrë një vendim të gabuar. Ai është i pafajshëm për këtë vepër penale ai ka qenë duke festuar ditëlindjen natën që ka ndodhur ngjarja. Kjo është e provuar nga familjarët e tij se ka qenë në darkë natën që ka ndodhur ngjajra.

Ska asnjë lidhje me ngjarjen dhe as me vrasjen. Aktualisht është me aludime. Nuk mund ta caktojë masë arrest me burg me fjalën pse. Automjeti në fjalë është në pronësi të një shtetasi, që është i vdekur, ka vdekur prej COVID.

Nuk arrij si prokuroria ka ngritur një akuzë të tillë. Janë të qëllimshme, i mbrojturi prej meje ska lidhje me emrat në fjalë. Ne nuk dimë që klienti të ketë bashkëpunuar me këtë person. Ska lidhje me ngjajren dhe ka qenë në darkë familjare", tha avokati.

 

Vijon...


Lajmi kryesor:

Vrasja e Xhulio Prelës/ Gjykata cakton 'arrest me burg' për Nikoll Sherrnikun! Vjehrri i tij: Natën që ka ndodhur ngjarja ka qenë në shtëpinë time! Avokati: Është i pafajshëm


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?