Bota

Nicolas Sarkozy, ish-presidenti francez sërish në gjyq! Kësaj rradhe akuzohet për financim të paligjshëm të fushatës!

20 Maj 2021, 15:45| Përditesimi: 20 Maj 2021, 15:47

  • Share

Problemet ligjore për ish- presidentin francez Nicolas Sarkozy, nuk kanë të sosur, tani ai po gjykohet sërish për financimin të paligjshëm të fushatës së rizgjedhjes në vitin 2012.

 Sarkozy, së bashku me 13 të pandehur të tjerë është i akuzuar për përfshirjen e tyre në të ashtuquajturin skandal "Bygmalion". Ata dyshohet se shpenzuan dhjetëra miliona euro  më shumë seç lejohej në fushatë dhe punësuan një firmë marketingu për ta mbuluar atë. Franca ka kufij të rreptë në shpenzimet e fushatës, por prokurorët pretendojnë se partia e Sarkozy ka shpenzuar gati dyfishin e shumës së lejuar. Ndërsa prokurorët pranojnë se nuk mund të provojnë se Sarkozy  ishte i përfshirë drejtypërdrejt në skemë, ata thonë se ai duhet të ketë qenë në dijeni të saj. Nëse ai shpallet fajtor mund të dënohet me 1 vit burg dhe deri në 3,750 € (2,236) gjobë.

Kjo është edhe lufta e fundit ligjore e ish-presidentit, pasi u dënua për korrupsion në fillim të këtij viti.

Sarkozy, shërbeu si president i Francës nga viti 2005 në 2012 dhe gjatë qëndrimit të tij në zyrë ai miratoi politika të  ashpra anti-imigracion dhe u përpoq të reformonte ekonominë e Francës gjatë një presidence të lënë në hije nga kriza financiare globale. Kritikët i vunë nofkën "bling-bling", duke parë stilin e tij të udhëheqjes si shumë të guximshëm, të drejtuar nga të famshëm dhe hiperaktiv për një rol të zhytur në traditë dhe madhështi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?