Nick Scutari: Tregimet e gjyshërve në
arbërishte e dëshira për Lucanian

1 Dhjetor 2013, 07:01| Përditesimi:

  • Share
Lukanët, që janë bij emigrantësh, ia dalin të arrijnë poste të jashtëzakonshme në çdo vend të botës. Pas lajmit të zgjedhjes në postin e kryebashkiakut të New York-ut, Bill De Blasio, (me origjinë nga Campania dhe Grassano), vjen lajmi i i rizgjedhjes, në New jersey, i senatorit Nicholas Scutari, i cili u rizgjodh me rezultat të lartë. Senatori Scutari, demokrat, u rizgjodh për të përfaqësuar në qarkun XXII legjislativ, duke e mbajtur mandatin që nga viti 2003. Shkodra është një avokat dhe e ka luftuar gjithmonë , ndër të tjera , për të drejtat e konsumatorëve . Nicholas " Nick " Scutari ishte anëtar i Këshillit të Komunës Union Freeholders, ku u bë edhe kryetari më i ri në historinë e qarkut . Ka qenë ish-zëvendës kryetar i Komisionit të Arsimit të Senatit dhe në krye të Komisionit Juridik të Senatit. Thuhet se politika është në gen. Sepse Nicholas është nipi i Donato Scutari-t, i cili vdiq një vit më parë , politikani i njohur italian që ka një gjysmë shekulli në politikën italiane,  nga lëvizja antifashiste e viteve ‘40, tek Partia Komuniste, ishte kryetari i Bashkisë së Venosas dhe senator.
 
Ka Sh’ Kostandini njera tek Senati amerikan
Bilj emigrantësh, lukanët, riushirënjen e bënjën kunde pabes kudo venë. Pas noticies ka Nova Yorka, ku u rikonfermar sindëk Bill De Blasio, gjymsë kampan e gjymsë lukan ka  Grasani, arrivoi dhe noticia ka New Jersey, ku u nominar senatur Nicholas Scutari. Ky  ljeu në vitin ’68 e klje senatur çë në 2003. Scutari është avukat e kumbatirti shumë për të drejtat e konsumatorëve. “Nick” Scutari klje membro del Consiglio della Contea degli Union Freeholders, ku duall  presdhenti më i ri i kontesë. Ai klje dhe ex vice Presidente për komisiunën e skollave tek Senati dhe presëdhent i komisiunës të drejtësisë. Thonë se e ka te gjakut, pulitëkën, , pse Nicholas është nipi i Donato Scutari, çë vdiq vjet. Ky klje politikand italian i madh, çë në vitet ’40 ish te partiti  komunist, klje senatur  e dhe sindëk i Venosa .
Përktheu: Griselda Doka

Nick Scutari: Tregimet e gjyshërve në arbërishte dhe dëshira për t’u kthyer në Lucania
Lidhemi drejtpërdrejt me Nick Scutari-n, i rizgjedhur para pak javësh në senatin Amerikan për Shtetin e New Jersey-it, demokrat dhe nipi i gjyshërish emigrantë ngaBasilicata, më saktë nga San Constantino Albanese. E kemi bërë intervistëm qe vijon falë ndërmjetësit tonë dhe kushuririt të tij, të cilin lukanët e njohin mirë: Piero Scutari, i biri i Donato-s, politikan historik lukan. Të dy kushurinjtë u takuan në Romë me rastin e kongresit vjetor të avokatëve të New Jersey-it, që sivjet u zhvillua pikërisht në kryeqytetin italian.

Senator, na flisni për familjen tuaj. Çfarë tregonin gjyshërit tuaj për Italinë, Basilicata-n, tokën e tyre? Çfarë u kanë kaluar nga traditat, kaq të theksuara kur vjen nga një vend si San Conastantino Albanese?
Familja ime, më shumë se sa për Italinë më fliste për një vend të vogël, San Constantino, nga ku vinim, një fshat që gjendet midis maleve, në një vend të largët; gjyshërit e mi nuk më flisnin në italisht, por nga ata, më kujtohet që përdornin një gjuhë të çuditshme, arbërishten, më thonin se në këto male kisha të afërm. Unë besoja se ishin përralla, dyshoja deri në vërtetësinë e këtyre historive. Për mua përfaqëson një kujtim të një bote romantike dhe mendoj se është e rëndësishme që traditat dhe lidhjet me Italinë të qendrojnë të gjalla (të forta) nëpër familjet që kanë emigruar shumë kohë më parë dhe që kujtimet t’u përcillen edhe brezave të rinj për të shmangur humbjen e lidhjes me vende që bëjnë pjesë e ADN-së tonë.

Kemi dëgjuar kryebashkiakun e San Constantino-s që, natyrisht, në emër të të gjithë komunitetit ka shprehur krenari dhe pëlqim për rizgjedhjen tuaj në Senatin Amerikan?
Jam shumë mirënjohës dhe i nderuar për mënyrën se si po reagon San Constantino kundrejt meje, mezi po pres të bëj një vizitë atje, duhet të shkoj patjetër, dua që për vitin tjetër të planifikoj një udhëtim të posaçëm me tim atë për të shkuar në san Constantino, të takoj kryebashkiakun, kushurinjtë e mi për të cilët vetëm kam dëgjuar të flitet, të shikoj ato male që më tregonin gjyshërit si nëpër përralla. Do ta planifikoj këtë udhëtim për qershorin e ardhshëm.

Ka vende që të ngjallin kureshtje për t”i vizituar dhe për cilat keni dëgjuar të flitet në tregimet e gjyshërve tuaj apo babit tuaj?
Siç po thoja në New Jersey dhe në New York nuk ka fshatra si San Constantino, as male, më shumë se kureshtja dhe dëshira për të parë dhe të perceptojë vendet nga ku ka origjinën familja ime është të ndiej një emocion, një rikthim tek diçka, tek e cila ndodhet një pjesë e qënies time.

Ju jeni bashkëqytetar i një tjetër politikani të madh italin, Donato Scutari, i cili ka kaluar gjysmë shekulli angazhim politik në itali. Mund të themi se frymëzoheni pak nga ai, edhe pse bëhet fjalë për dy sisteme politike tërësisht të ndryshme?
Që kur isha i vogël, babai im më tregonte për Donato Scutari-n, për rëndësinë e tij, për sfidat e tij, edhe ai që vinte nga një fshat i humbur ndër male, kishte arritur të kishte një rol të rëndësishëm për kombin e tij; gjyshi dhe xhaxhai im i dërgonin para nga Shtetet e Bashkuara, për ta ndihmuar të kryente studimet sepse ishte jetim nga babai, familja jonë ka qenë gjithmonë shumë e bashkuar dhe suksesi dhe angazhimi i Donato Scutari-it ishte një motiv i madh krenarie. Sigurisht, ishte e çuditshme për ne të dëgjonim që ai ishte i Partisë Komuniste, por e dinim që ishte një njeri i drejtë dhe afër nevojave të njerëzve..

Unë merrem me politikë dhe hodha kandidaturën në Senat për të ndihmuar njerëzit, për kenaqësinë e të bërit diçka të mirë për të tjerët, për të bërë mirë, për t’i dhënë një kontribut pozitiv dhe të qendrueshëm për shoqërinë. Gjithmonë e kam bërë këtë edhe kur nuk kam qenë në politikë, në punën time si prokuror dhe avokat për të drejtat e njeriut; në këtë gjë është e sigurtë që jemi të njejtë.

Jetojmë në një epokë të karakterizuar nga një krizë e thellë që po kalon e gjithë bota, por pavarësisht kësaj, Shtetet e bashkuara konsiderohen akoma, nga një këndvështrim politik dhe jo vetëm, si një far në gjendje për të ndriçuar demokracitë e botës. Cili është vizioni i juaj “politik”, në çfarë mënyre shoqëria sot, është në gjendje të ringrihet?
Mendoj se Shtet e Bashkuara, pavarëshisht çfarë po ndodh, kandë diç për të mësuar nga Europa dhe Europa ka diçka për të mësuar nga Shtetet e Bashkuara. Nuk mund të lejohet që të lihen menjanë të drejta e të dobtëve në emër të parasë, ndihma mjekësire është një e drejtë që duhet t”u sigurhet të gjithëve, diçka që nuk ndodh në SHBA, ashtu si mundësitë  duhet të jenë të njëllojta për të gjithë dhe për sa i përket kësaj, Italia është shumë më mbarapa; duhet të ketë një ekuilibër midis të drejtave dhe lirisë për të bërë çfarë të duahs. Përparësia duhet të jetë që njerëzit të jetojnë të lumtur dhe në paqe, pra në lidhje me këtë jam ëm afër idelaeve që kishte Donato Scutari.
 
E dimë dhe lexojmë si flitet për Italinë në botë. Cili është vizioni juaj personal, çfarë është Italia në imagjinatën e Nicholas Scutari-it?
Italia është një vend i mrekullueshëm, me tradiat të veçanta, një kulturë dhe një histori që nuk ka të barabartë në botë, ushqim dhe enogastronomi, për të cilat nevojit veçanërisht një udhëtim, një vend ku do të doje të jetoje.
 
Përgatiti në shqip: Ilir Sinanaj
 
 
Nick Scutari: prrallazitë aljbërisht të tatmadhit e mëmirës dhe malli të prirej  në Bazilikatë
Gjemë një kontat diretu me Nikolën Scutari, ka dica javë çë u rikonfermar senatur tek Senati amerikan i New Jersey. Demokrat, ljeu në vitin '68, nip  emigrandësh të Sh’ Kostandinit. Për këtë intervistë na ndihu i kushuriri i tij Piero Scutari,i biri Dhunatit, çë inderesaret me storien e me pulitikën. Dy kushurinjtë u përpoqtin Romë te kongresi i avuketëvet ka New Jersey. 

Senatur, rrëfjena për fëmiljen e juaj. Ҫ’të thojin tatmadhi e mëmira për ’Taljen e dhenë e tyre? Ҫ’dini për tradhitat e  katundit tënë? 
Fëmilja ime më fljisnej sembri për Sh’Kostandinin katund i vogël në mest maljevet. Tatmadhi e mëmira fljisin aljbërisht e më thojin se ndër këta malje kishnja gjiri, ma u nëk i kridhirnja pse penxonja se ishin përrallaz. U i kuljtonj sembri e mund të them se është mirë të ruami tradhitat e ti tramandarmi biljvet tanë për mos të harronjën gjakun aljbëresh. 

Gjegjtim dhe sinkun e Sh’ Kostandinit çë, kutiend për suçesin tënd tha se do të marrë kontat e te invitarenj katund. Kur mund të vini në Bazilikatë?
Jam shumë kutiend për paezanët e mi dhe dua të vete sa më nani ti vizitarenj. Mot vinj bashkë me bosin dhe kështu vemi ka sinku e ka kushurinjtë çë nëk njoh. Dua dhe të shoh ata malje çë kam gjegjur te përrallazit. Mot, në mojin  e theristiut penxonj të vinj Sh’Kostandin.

A janë vende çë do të vizitarnjesh, makar ata çë ke gjegjur ka përrallazit ?
Si ish e të thonja New Jersey e  New York nëk janë katunde si Sh’Kostandini dhe ne malje, ndaj jam shumë kurioz të shohë katundin e fëmiljes time e zienj  të prirem atje ku gjëndet një pjesë e shpirtit tim.

Ju jini ka stesu katund i Donato Scutari, një jatër pulitikan çë bëri gjymsë sekull storien ‘taliane. Mund të thomi se pak u kini ispirartur ka ai, ndomos janë dy sisteme politike ndryshe?
Kur isha i vogël tata më fljisnej për Dhunatin dhe sfidën e tij. Edhe ai kish ljerë tek një katund i vogël në mest maljesh dhe kish marrë një rroll aq i madh për ‘Talien; tatmadhi dhe ljalja im i dërgojënj solde ka Merka pse ky nëk kish tatë dhe doj të studiarnej. Fëmilja ime ish sembri kutiend për suçesin e Donato Scutarit ndaj vandohej me atë.  Ҫertu, ish një çik kuriuzu për ne kur gjegjim se ish komunist, po e dijim se ish një burrë i drejtë dhe i ndihnej njerëzve. U jam pulitikand tek Senati për të ndihur njerëzvet, për të bërë sembri shërbise të mirë e të drejtë. Bëra sembri kështu, si avukat dhe si njeri, ndaj i ngljas një çik Dhunatit. 

Te gjithë jeta shkohet një krizë e fortë, po Merka  është adhe sembri vendi më demokratik. Si e pënxoni ju te pulitika, si mund të daljëm ka kjo krizë?
Mund të them se Merka ka të xërë shumë ka Europa e kjo ka të xërë ka Merka. Nëk është i drejtë se puverieljt ka të rrinë të shkretë pse s’kanë solde, dhe ata ka të kenë të drejtën te asistenca sanitare jo si në Merkët. Kështu, dhe ‘Talia ka të sikurarenj më oportunitata për të gjithë me një ekuilibër për të drejtat, për tutelarenj gjindjen të bëjnë atë çë duan.  Prioritata ka të jetë se njerëzit ka të vivirnjën në paq e  me hare, andajna ndihem afër idealevet çë kish Donato Scutari.

Dimë e djuvasnjëm si e rrëfjenjën ‘Talien në Merkë. Si ju duket ‘Talia juve?
‘Talia është një vend çë bën maravilj me tradhitat, kulturë e storie të bukura çë s’gjën gjëkun; baston të pënxosh enogastronominë për të e vizitarnjesh. ‘Talia është vendi ku gjithë duan të vivirnjën.
 
Përktheu në arbërisht: Griselda Doka
 
Shkrimi u publikua sot (01.12.2013) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?