Ngrohja globale, bota kalon ‘kufirin’ 1.5 gradë celsius gjatë viti që lamë pas! Shkencëtarët: Po përjetojmë periudhën më të ngrohtë

8 Shkurt, 14:57| Përditesimi: 8 Shkurt, 15:09

  • Share

Shërbimi klimatik i BE bëri të ditur se ngrohja globale për herë të parë kaloi rritjen e temperaturës me 1.5 gradë Celsius përgjatë një viti. Kjo rritje temperaturash bie ndesh me premtimin e dhënë në 2015 nga liderët botërorë që thanë se do të përpiqen të kufizojnë rritjen afatgjatë të temperaturës në 1.5C, gjë që shihet si thelbësore për të ndihmuar në shmangien e ndikimeve më të dëmshme.

Por kalimi i limiteve të rritjes së temperaturës nuk e thyen “marrëveshjen historike të Parisit”, por është një tjetër sinjal se bota të shkojë drejt këtij plani afatgjatë. Veprimet urgjente për të ulur emetimet e karbonit mund të ngadalësojnë ngrohjen, thonë shkencëtarët. Kufizimi i ngrohjes afatgjatë në 1.5gradë Celcius mbi nivelet “para-industriale”, përpara se njerëzit të fillonin djegien e sasive të mëdha të lëndëve djegëse fosile, është bërë një simbol kyç i përpjekjeve ndërkombëtare për të trajtuar ndryshimet klimatike.

Një raport historik i OKB-së në 2018-n tha se rreziqet nga ndryshimet klimatike, të tilla si valët e të nxehtit intensiv, rritja e nivelit të detit dhe humbja e jetës së egër, ishin shumë më të larta në 2 gradë të ngrohjes sesa në 1.5C.

Por të dhënat nga Shërbimi I Ndryshijmeve Klimatike të BE Copernicus tregojnë se temperaturat kanë vazhduar të rriten me një ritëm shqetësues nga viti i kaluar. Periudha nga shkurti 2023 deri në janar 2024 arriti në 1.52C ngrohje. Kjo shkelje njëvjeçare nuk është befasi e madhe. Janari ishte muaji i tetë i ngrohtë rekord me radhë.

Shkencëtarët janë të ndarë për nivelin e temperaturave në 2023, ku një grup I quajtur ‘Berkeley Earth’ thotë, se ishte 1.5gradë C mbi nivelet para-industriale, ndërsa NASA thotë se ishte nën 1.5C të ngrohjes. Por të gjitha grupet kryesore të të dhënave bien dakord për trajektoren e fundit të ngrohjes dhe se bota është në periudhën e saj më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve moderne dhe ka të ngjarë për shumë më gjatë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?