Shtepite prej druri te ngritura ne Theth

Ngriti 3 shtëpi prej druri pa leje në Theth, arrestohet 63 veçari

17 Janar, 14:49| Përditesimi: 17 Janar, 14:50

  • Share

Shkoder - Një  63 vjeçar është arrestuar pasi u kap duke ndërtuar 3 objekte pa leje në Theth.

Bëhet fjalë për shtëpi prej druri mbi platforma të betonizuara të cilat po i ndërtonte në një sipërfaqe toke publike

“ Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar shtetasi K. Th., 63 vjeç, pasi kishte ndërtuar 3 objekte druri mbi platforma të betonizuara, dyshohet me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën” informoi sot policia e Shkodrës.

Dosja i kaloi prokurorisë së Shkodrës.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rama shpirtziu: 17/01/2024 21:47

    Ju ka dhene prioritet oligarkise qe te ndertojne ku te munden ne toke publike ata jane investitor strategjik ndersa te tjeret qe perpiqen te ngrejne nje biznes me mundesite e veta jo qe nuk i suportojne por i trajtojne sikur kane kryer krim

    Përgjigju
  • Bogjani: 17/01/2024 16:07

    Si duket nuk paska dhënë paret policis dhe ndertimores për të ndërtuar! Ose xhelozi nga tregtarë që ato i kan bo pa leje ndërtimi,po kanë ditur të të japin paret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?