Ngritën laborator për të falsifikuar dokumente, Gjykata e Lezhës lë në burg 1 nga të arrestuarit dhe detyrim paraqitje për 3 të tjerët! Çështja i kalon Gjykatës së Tiranës për moskompetencë

15 Janar 2022, 14:54| Përditesimi: 15 Janar 2022, 15:05

  • Share

Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masat e sigurisë për 4 personat e arrestuar këtë të enjte, të cilët akuzohen se kishin ngritur një laborator për falsifikimin e dokumenteve përmes përfitimit. Është lënë në burg Pertef Musabelli, ndërsa 3 të arrestuarit e tjerë, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga janë lënë në 'detyrim paraqitje'. Pas përcaktimit të masave të sigurisë, Gjykata e Lezhës ka shpallur moskompetencë, duke e kaluar çështjen për gjykim në Gjykatën e Tiranës, ku do të bëhet një rivlerësim i masës.

Musabelliu, Haxhiraj, Refugjati dhe Moriga u arrestuan këtë të enjte, pas një operacioni policor që u zhvillua në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan. Këta persona kishin ngritur laboratorë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, mashtrimeve kompjuterike dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Këto laboratorë shërbenin për falsifikimin dokumenteve të identifikimit me shtetësi të huaja, përkatësisht bullgare dhe spanjolle kundrejt shumë nga 500-300 mijë euro.

Rrjeti i falsifikatorëve, në shënjestër kishte klandestinët që kërkonin të kalonin nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Por hetimet provuan se nuk kanë munguar as shqiptarët që kanë kërkuar të kenë një identitet fals si shtetas të vendeve të BE.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ne koke: 15/01/2022 15:10

    Fiks ne koke i kane rene se petrefi eshte profesori, Kto tjeret kane qene thjeshte nen shoqerine e ktij per ndonje birre, Se kshu te marrin ne qafe kto..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?