Ngrijnë rrugët në Korçë e Kukës, rekomandohet qarkullimi me zinxhirë

17 Janar 2021, 07:00| Përditesimi: 17 Janar 2021, 09:31

  • Share

Trashësia e borës shkon nga 8 cm deri në 20 cm. Në Dardhë, Voskopojë, Qafën e Qarrit që lidh Korçën me Ersekën si dhe në Qafë Thanë trashësia e borës shkon 20-30 cm dhe rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.

Prej dy ditesh njësia vendore e Dardhasit të Sipërm dhe zona e Panaritit, Lekasit dhe Mesmalit janë të izoluara, me rrugë të bllokuara nga bora. Sa i takon furnizimit me energji elektrike ka probleme ne fshatrat e Moglicës.

Qarku i Kukësit vijon të jetë i mbërthyer nga moti i ftohtë dhe acari duke sjellë ngrica e akull në rruge. Rekomandohet kalimi me zinxhirë në akset nacionale të Kukësit, Tropojës e Hasit.

Më shumë se 10 borëpastruese janë të angazhuar për të mbajtur hapur rrugën e Kombit, nga tuneli I Kalimashit drejt Morinit.

Moti i keq ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë në disa fshatra, si Berbat, Pac, Salcë dhe Hysenukaj në Bashkinë Tropojë dhe Bushtricë, Gryk –Çaj dhe Ujmisht në Kukës. Punonjësit e OSHEE janë në terren për zëvendësimin e shtyllave të dëmtuara.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?