Ngrijnë rrugët dhe trotuaret në Korçë e Pogradec: 21 qytetarë me fraktura në spital

23 Janar, 14:58| Përditesimi: 23 Janar, 15:46

  • Share

Dëbora ia ka lënë vendin akullit në Korçë. Rrugët e lagjeve ne qytet dhe trotuaret kane ngrire, ndërsa bashkia nuk është kujdesur për kriposjen dhe pastrimin e tyre. Bashkë me ngricat janë shtuar edhe rastet e frakturave në spital.

E njëtja situata shqetësuese është në qytetin e Pogradecit, ku në 48 orët e fundit janë paraqitur në urgjencë 13 qytetarë me fraktura të gjymtyrëve si pasojë e rrëshqitjes në rrugët e akullta. Ortopedi Vasfi Topciu tha se më e dëmtuar është mosha e tretë.

Ndërsa në urgjencën e spitalit të Korçës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 8 pacientë me fraktura, njëri prej tyre në gjendje të rëndë u transportua në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Qytetarët të shqetësuar për situatës e borës dhe akullit shprehen se bashkia nuk ka ndërhyrë për të pastruar vendkalimet e këmbësorëve.

Pushteti lokal në julglindje me firmat kontraktuese te rrugeve duhet te pastrojnë dy qytetet, të cilat në sezonit dimëror presin me mijëra vizitorë.

Lajmi ne perditesim... 

 

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Asdreni: 29/01/2024 10:59

    Po c fare bejne bashkia e korces dhe e pogradecit kripe o te uruar se e kemi nuk importohet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?