Foto ilustruese

Ngrihet task-forca për kontrolle në zonat turistike, gjoba për bizneset që ndosin mjedisin e ujërat, kontrollet prej janarit deri në dhjetor 2024

1 Janar, 15:20| Përditesimi: 1 Janar, 15:30

  • Share

Të gjitha bizneset që operojnë nëpër zonat turistike të vendit, do të jenë në lupën e një task-force të ngritur nga Qeveria për të përmirësuar infrastrukturën e trajtimit të ujërave të ndotur që shkarkohen në det, lumenj apo liqene.

Kontrollet që do të nisin nga janari deri në dhjetor 2024, dhe në rast se do të konstatohen shkelje, bizneset do të ndëshkohen.

Po ashtu qeveria ka vendosur që të lehtësojë edhe procedurat për aplikimet që ndjekin të gjitha subjektet private e sektori publik në vlerësimin e ndikimit në mjedis, nga rreth 60 ditë në vetëm 25 ditë dhe nga 23 dokumente që duhet të ngarkoheshin në sistemin online të aplikimit, kalohet vetëm në 5 prej tyre.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?