Ngrihet pavijoni i veçantë te materniteti 'Mbretëresha Geraldinë' për nënat shtatzënë me COVID

22 Maj 2020, 15:00| Përditesimi: 22 Maj 2020, 15:12

  • Share

TIRANË- Një pavion i veçantë është ndërtuar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë" për të gjithë nënat e prekura me COVID-19 që mund të sjellin në jetë fëmijët e tyre gjatë pandemisë.

Fatmirësisht, deri më tani pjesa më e madhe e grave shtatzëna të prekura nga virusi janë shëruar.

"Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë marrë të gjitha masat në pavionin e veçantë #COVID, për nënat e prekura nga covid19 që mund të sjellin në jetë fëmijët në këtë periudhë epidemie.

Për fat të mirë pjesa më e madhe e grave shtatzëna të prekura nga virusi i rrezikshëm, janë shëruar. Por për çdo rast, stafet tona janë në gatishmëri", shkruan Manastirliu.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?