Mbledhje qeverie

Ngrihet Këshilli Kombëtar i Ujit, do të drejtohet nga kryeministri dhe do të ketë në përbërje disa ministra

3 Prill, 22:23| Përditesimi: 3 Prill, 23:02

  • Share

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendimi për përbërjen e Këshillit Kombëtar të Ujit. Ai do të kryesohet nga kryeminsitri Edi Rama dhe në përbërje do të ketë ministra që janë përgjegjës për turizmin (Mirela Kumbaro), bujqësinë (Anila Denaj), infrastrukturën (Belinda Balluku), financat (Ervin Mete), ekonominë (Blendi Gonxhja), mbrojtjen (Niko Peleshi) dhe shëndetësinë (Albana Koçiu).

Sipas vendimit të këshillit të ministrave, në rast se kryeministri nuk është present në mbledhje, ajo kryesohet nga zëvëndëskryeministri.

Ngritja e Këshillit Kombëtar të Ujit u bë me vendim qeverie në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe ka si synim planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit

V E N D I M

PËR

PËRBËRJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË UJIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Këshilli Kombëtar i Ujit është organi qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin e burimeve ujore. Këshilli Kombëtar i Ujit kryesohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje këta anëtarë:

– Ministrin përgjegjës për mjedisin dhe turizmin;

– Ministrin përgjegjës për bujqësinë;

– Ministrin përgjegjës për infrastrukturën;

– Ministrin përgjegjës për financat;

– Ministrin përgjegjës për ekonominë;

– Ministrin përgjegjës për mbrojtjen;

– Ministrin përgjegjës për shëndetësinë.

2. Kur, për shkaqe të arsyeshme, Kryeministri nuk mund të marrë pjesë në mbledhje, atëherë mbledhja kryesohet nga Zëvendëskryeministri.

3. Vendimi nr.590, datë 18.10.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen e Këshillit Kombëtar të Ujit”, i ndryshuar, shfuqizohet.

4. Ngarkohet Këshilli Kombëtar i Ujit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?