Ngricat në rrugë, ARRSH jep informacion për gjendjen në akset kombëtare

16 Shkurt 2021, 10:18| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 10:23

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të borws dhe ngricave të ditëve të fundit.

Në raportin e fundit të publikuar nga ARRSH rezulton se disa akse rrugore në rajonin verior dhe qëndror të vendit vijojnë të jenë problematike dhe lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë.

Informacioni i plotë:

Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Rajoni verior

Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë:

Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

Rajoni qendror

Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri:

Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.

Rajoni jugor

Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

Vazhdojn puna për mitëmbajtjen rutinë.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Rikthehet energjia elektrike në të gjitha zonat në Lezhë! Në Berat dhe Skrapar probleme me lëvizjen e mjeteve


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?