Ngordhja e mbi 350 mijë pulave nga gripi i shpendëve, Prokuroria e Durrësit nis hetimet për shkeljen e rregullave të karantinës dhe shpërdorim detyre

24 Mars 2022, 09:46| Përditesimi: 24 Mars 2022, 11:45

  • Share

Prokuroria e Durrësi ka regjistruar hetimin penal për firmat dhe zyrtarët publik,  pas ngordhjes së mbi 350 mijë pulave nga gripi i shpendëve. Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, bëjnë me dije se hetimet po kryhen për shkeljen e rregullave të karantinës dhe për shpërdorim detyre.

Një ditë më parë, ministria e Bujqësisë, njoftoi se pas Durrësit dhe Korçës, prezenca e gripit të shpendëve është zbuluar edhe në Dibër. Këto vatra janë futur në karantinë në një rreze prej 10 km, siç parashikohet edhe në protokoll.

Në total deri më tani kanë ngordhur 358 520 shpend, nga të cilat rreth 100 mijë janë groposur. Ndërkohë, 120 mijë pula të tjera të gjalla janë të infektuara, ndërsa është dhënë urdhri për asgjësimin e tyre, proces që pritet të nisë së shpejti, por që zv.ministrja e Bujqësisë nuk dha një datë konkrete.

Skandali i zbuluar dhe denoncuar nga Report Tv pak ditë më parë për ngordhjen e pulave, nxori zbuluar ministritë të cilat jo vetëm që e mohonin ngjarjen, por vazhdojnë ende të lënë konsumatorët dhe qytetarët në një terr informativ.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • flo: 24/03/2022 15:42

    ate ron shqopen kur do e rrasni brenda hahaha

    Përgjigju
  • Arbërori: 24/03/2022 10:51

    Kjo është “dhurata” më mjerane e një ballkani të hapur fashizoid serborus …për km tradhltar shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?