Foto ilustruese

Ngordhin 160 pula në fshatin Babicë të Vlorë, banorët e zonës i groposin vetë duke rrezikuar përhapjen e infeksionit

30 Mars 2022, 15:09| Përditesimi: 30 Mars 2022, 16:51

  • Share

160 pula oborri ka ngordhur në fshatin Babicë në Vlorë. Lajmin e konfirmojnë banorë të zonës për Report Tv. Groposja është bërë nga vetë banorët e zonës, duke rrezikuar përhapjen e infeksionit. Nga ana tjetër drejtoria e Bujqësisë akoma nuk e ka konfirmuar, dhe nuk dihet nëse ka qenë grip shpendësh apo sëmundje tjetër.

Kujtojmë se 25 shpendë oborri u asgjesuan një ditë më parë në fshatin Aliban, të njësisë Novoselë në Vlorë. Një ditë pas konfirmimit të gripit të shpendëve, fshati është futur në karantinë, ndërsa nuk do të lejohet tregtia në tregun e Novoselës.

Rastet e para me gripin e shpendëve në vend janë regjistruar më 19 mars, ku më së shumti janë prekur pulat e fermave, por ka patur edhe raste të regjistruara në pulat e oborrit. Aktualisht në vend janë 5 vatra aktive me gripin e shpendëve, përkatësisht  në Korçë, Divjakë, Durrës, Vlorë dhe Dibër.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?