Ngjyra pranverore nga Pazari i Gjirokastrës, fëmijët mësojnë të duan natyrën përmes nismës ‘Unë sjell një vazo, ti më jep një lule’ (Video)

2 Prill, 10:31| Përditesimi: 2 Prill, 17:58

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Pazari i Gjirokastrës zbukuruar nga lulet shumëngjyrëshe gjatë fundjavës.

“Me atmosferën plot ngjyra pranverore nga Pazari i Gjirokastrës, fëmijët mësojnë ta duan natyrën dhe të bukurën”., shkruan Rama

Fëmijët kanë mbjellur mëllaga, karafila e gardenia duke shprehur dashurinë për qytetin dhe natyrën.

“Unë sjell një vazo, ti më jep një lule” ishte nisma plot ngjyra pranverore e bashkisë Gjirokastër dhe bizneseve të Pazarit për të lulëzuar bashkë me fëmijët sokaket e Qafës së Pazarit.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?