Taulant Balla

Ngjarjet kriminale në vend, Balla: Duhen kontrolle më të forta në të gjithë territorin! Pres nga policia një plan masash

8 Janar, 16:32| Përditesimi: 8 Janar, 16:40

  • Share

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend, duke bërë thirrje për kontrolle më të forta të policisë për personat që zotërojnë armë zjarri si dhe atyre me tendenca kriminale.

Balla shprehet se pret një plan masash nga policia e shtetit duke shfrytëzuar bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese. Sipas tij, plani i ri do të ketë detyra konkrete për Forcat Operacionale, Forcat e Sigurisë ‘Shqiponjat’ dhe oficerët e patrullës së përgjithshme.

“Na duhet një kontroll edhe më i fortë në mbarë territorin e vendit, për të identifikuar dhe vënë para ligjit personat që posedojnë armë zjarri, personat në kërkim, personat me tendenca kriminale në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe trafikimit apo shpërndarjes së lëndëve narkotike si dhe të rrisim vigjilencën në parandalimin e krimeve me bazë gjinore.

Pres nga Policia e Shtetit një plan efektiv masash dhe kontroll të imtësishëm në territor, duke shfrytëzuar inteligjencën policore dhe bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese. Ky Plan i ri masash do të ketë detyra konkrete për Forcën Operacionale, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policinë Rrugor”- shprehet Balla në reagimin e tij.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?