Kronikë

Ngjarjet e rënda në vend, Çuçi: Nuk mund të kem përgjegjësi morale, janë ngjarje të zakonshme që ndodhin pavarësisht nesh

28 Qershor 2021, 11:59| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 12:47

  • Share

 

I pyetur nëse ndjen përgjegjësi moral në lidhje me ngjarjet e rënda që janë regjistruar ditë te fundit në vend, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha jo. Sipas Çuçit,  ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për gjëra të 'zakonshme që ndodhin pavarësisht nesh'.  'Gjërat nuk varen të gjitha nga ministrat', u shpreh Çuçi.

"Pa diskutim është edhe përgjegjësia e Policisë, por në rastin konkret unë nxora nga protokolli im rastet më të fundit në lidhje me një çështje sensibël që ka dalë në opinionin publik këto ditë, që është armëmbajtja pa leje dhe unë sqarova vetëm pozicionin e Policisë së Shtetit. Nuk e bën dot e vetme Policia e Shtetit çarmatosjen e shqiptarëve të armatosur brutalisht në 1997. Unë e veçova gjyqësorin sepse ka një rol të jashtëzakonshëm në këto momente. Ka shumë rëndësi të funksionojnë të gjitha hallkat. Në lidhje me përgjegjësinë morale, si njeri unë do të doja të mos kishte asnjë vrasje, asnjë aksident, të ishte një situatë ku të gjithë të jetojnë në paqe, por është utopi dhe nuk ka për të ndodhur. Unë nuk mund të kem përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme, jo në kuptimin negativ të fjalës, por e zakonshme sepse ndodh pavarësisht nga ne. Nuk ndjejë përgjegjësi morale. Në fund të mandatit tim unë do punoj që ky trend të jetë në ulje nga aksidentet rrugore, do ndjehesha mirë që si Ministër i Brendshëm ta ulja këtë, por gjërat nuk varen të gjitha nga ministrat", tha Çuçi.

 


Lajmi kryesor:

Vrasjet dhe aksidentet, Çuçi drejton gishtin nga prokurorët e gjyqtarët: Po lirojnë kriminelët, s'kam përgjegjësi morale! Brenda javës prezantohen drejtorët e rinj të policisë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?