Sulmi në Top Channel dhe atentati në Don Bosko, Rrumbullaku takim me drejtorin e Policisë Tiranë! Hetimet për ngjarjet në fokus të diskutimit

3 Prill 2023, 10:43| Përditesimi: 3 Prill 2023, 14:42

  • Share

Ngjarjet e fundit kriminale të pazbardhura kanë bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të zbarkojë në zyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Burimet bëjnë me dije se në këtë takim po diskutohet ecuria e hetimeve mbi dinamikën e ngjarjeve kriminale, ku dyshohet se pas tyre bëjnë pjesë grupe kriminale me ndikim të lartë.

Pjesë e diskutimit do të jetë edhe ngërçi i shkaktuar për moszbardhjen e këtyre ngjarjeve, ndërsa në takim janë edhe ekspertët e krimeve që po punojnë për zbardhjen e tyre. Sulmi ndaj Top Channel dhe atentati në lokalin e Fatjon Muratit nëDon Bosko janë dy ngjarjet krimianle që tronditën vendin javët e fundit, atentate që lanë pas edhe dy viktima të pafajshme. Policia nuk ka ende asnjë gjurmë apo provë që mund të çojë në zbardhjen e këtyre dy ngjarjeve. 

Ndërkohë, mësohet është duke u diskutuar edhe struktura e re e Policisë së Shtetit, e cila mësohet se ka marrë miratimin nga Ministria e Brendshme dhe pritet që shumë shpejt të hyjë në fuqi. Pjesë e rëndësishme të kësaj strukture janë ngritja e departamenteve të reja që do të luftojnë krimin e organizuar dhe jo vetëm. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albfire: 03/04/2023 15:36

    Per sa kohe qe policine e drejton Cuci (politika), mos prisni te zbardhet gje. Ja, shkoi drejtori i pergjithshem te ai i Tiranes per te diskutuar se kush do shkarkohet i pari. Tonini do mbledhi ata shefat e komisariateve dhe do ju kerkoje atyre llogari, e keshtu me rradhe deri te roja i komisariatit qe nuk ka bere punen sic duhet dhe do shkarkohet! Nuk zgjidhet kjo me takime. Hapni procesin e meritokracise (gradave) ne polici ne menyre qe te kete prurje te reja. Laj-thaj, po te njejtat figura qarkullojne ne drejtorite e rretheve dhe presim rezultate te tjera. “Insanity is doing the same thing over and over and expecting different results.” – Einstein

    Përgjigju
  • Aqifi: 03/04/2023 13:14

    O rrumullak i thuaj atyre atyre zagareve te a policise qe Jane ne detyre qe ne kohen Adil carcanit dhe qe veproni akoma me metodat e sigurimit apo shikut te sali berishen,u thuaj qe te kapin autoret e verrete dhe Jo barbona rrugesh kot me kot se jeni mesu ju me ju myll syte popullit

    Përgjigju
  • Dori: 03/04/2023 13:09

    Lesht do gjeni.Policia esht vetem per te mbledh kufomat dhe arrestuar pensionistet qe nuk kan lek te paguaj dritat.

    Përgjigju
  • A. N.: 03/04/2023 12:52

    Sikur u tha qe i kishin shkuar afer gjetjes se krimineleve qe diten e pare

    Përgjigju
    • Albfire: 03/04/2023 16:31

      Te ngjarja e Top-Channel ishin afer! Te ngjarja e Don Boskos i kishin identifikuar por nuk kishin PROVA!!!!!!

  • Usa: 03/04/2023 11:44

    Tani eshte e qarte se perse u sulmua Top Channel. Se kishte ne dore materialet per financimet Ruse te Monikes. E kercenuan qe te mos i botonte.

    Përgjigju
    • Aqifi: 03/04/2023 13:15

      Po pse me daku tashi e more vesh ti

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?