Pamje nga vendngjarja dhe 2-vjeçari brazilian

Ngjarje tragjike në Brazil, e harruan për 8 orë në autobusin e shkollës, 2 vjeçari humb jetën nga vapa

17 Nëntor 2023, 10:50| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 11:08

  • Share

Një djalë dy vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një autobus shkolle, pasi shoferi dhe shoqëruesi harruan ta merrnin, ndërkohë që temperatura shënonte 37 gradë. Nga kjo ngjarje është tronditur i gjithë Komuniteti lokal i Sao Paulos në Brazil.

Ngjarja e trishtueshme ndodhi të martën kur 2-vjeçari doli nga shtëpia e tij në qytetin juglindor të Sao Paulos rreth orës 7 të mëngjesit dhe u zbulua pa ndjenja rreth orës 15:30 kur shoferi shkoi për të marrë automjetin nga një garazh.

Shoferi, 45 vjeç, dhe asistentja e tij, 44 vjeç, e cila është gjithashtu gruaja e tij, e dërguan Rodrigues në spital ku u shpall i vdekur. Një autopsi është në pritje.

Sipas Daily Mail , të dy u arrestuan me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?