Foto ilustruese

Ngjarje të trishta në dy familjet shqiptare në Greqi! Gratë gjejnë bashkëshortët e tyre pa jetë në banesë! Dyshimet e para

31 Dhjetor 2022, 11:08| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 14:21

  • Share

GREQI- 2 ngjarje të trishta janë regjistruar në dy familje shqiptare në Greqi në këtë Vit të Ri, ku një 46-vjeçar dhe 53-vjeçar, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur kanë humbur jetën në Kretë, në rrethana ende të pa qarta, ndërsa autoritetet janë duke hetuar të dyja rastet.

Mbrëmjen e 30 dhjetorit, 53- vjeçari shqiptar u gjet fillimisht në banesë pa ndjenja nga gruaja e tij në Rethymno, dhe dyshohet se ai kishte probleme me alkoolin. Bashkëshortja thirri ambulancën, por ishte tepër vonë. Në të njëjtën kohë, në Heraklion, një  46- vjeçar shqiptar dha frymën e fundit në shtëpinë e tij, në zonën e Atsalenit. Edhe në këtë rast burri u gjet i vdekur nga gruaja e tij, ndërsa pranë tij u gjetën lëndë narkotike.

Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes në të dyja rastet.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?