Foto ilustruese

Ngjarje e tmerrshme në Austri, e ëma vret tre fëmijët

17 Tetor 2020, 13:50| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 13:57

  • Share

Një e ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Austri, tre vajza të vogla janë gjetur të vdekura, ndërsa policia ka dyshime se pas krimit fshihet nëna e tyre. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:20 të mëngjesit, ku nëna thuhet se ka njoftuar policinë në telefon.

“Një grua 31-vjeçare telefonoi policinë në 5.20 të mëngjesit të Shtunën duke thënë se ajo kishte vrarë fëmijët e saj dhe donte të vriste veten”, tha policia e Vjenës.

Oficerët shkuan në një apartament  ku edhe arrestuan gruan e cila u gjet me disa plagë. Trupat e tre fëmijëve, 9, 3 dhe 8 muajsh, u gjetën pajetë në vendin e ngjarjes. Vajza e tretë, e moshës 9 vjeçare, u dërgua në një spital për reanimacion, por mjekët nuk e shpëtuan dot.

Sipas policisw mendohet se vajzat kanë vdekur nga asfiksia.  Nëna i tha policisë se donte të bënte vetëvrasje, por motivet për një ngjarje të tillë janë ende të panjohura. 


 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?