Autori, Goran Knezheviç

Ngjarje e rëndë në Zagreb, 43 vjeçari sulmon me sëpatë ish bashkëshorten dhe vajzën e tij 1 vjeç e gjysmë! Vogëlushja ndërron jetë në spital

5 Janar 2023, 11:53| Përditesimi: 5 Janar 2023, 11:58

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zagreb të Kroacisë ku një 43 vjeçar i identifikuar si Goran Knezheviç ka sulmuar me sëpatë ish bashkëshorten dhe fëmijën e tij një vjeç e gjysmë. Për pasojë vogëlushja ka ndërruar jetë në spitalin e Zagrebit ndërsa nëna e tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të shumta që ka marrë.

Autori u arratis menjëherë pas sulmit dhe më pas ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë në unazën e Zagrebit. 43 vjeçari nuk ishte emër i panjohur për policinë pasi raportohej si person problematik dhe ishte dënuar më parë për grabitjen e shtëpive.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?