Foto ilustruese

Ngjarje e rëndë në Kaliforni, fëmija 3 vjeç qëllon dhe vret me plumb në kokë motrën 1 vjeçe

19 Korrik 2023, 00:34| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 00:39

  • Share

Tragjedi në Kaliforni, në San Diego, ku një fëmijë vetëm 1 vjeç është vrarë nga plumbi i pistoletës që qëlloi vëllai I saj vetëm 3 vjeç

Lajmi bëhet i ditur nga policia. Plumbi kapi të vajzën e vogël në kokë dhe ajo u dërgua në një spital lokal ku dhe u shpall e vdekur të hënën bëjnë të ditur autoritetet lokale.

Aktualisht nuk ka detaje të tjera për episodin ndërsa policia po heton për të mësuar rrethanat.

Në SHBA numërohen 221 të shtëna të paqëllimshme nga fëmijët për këtë vit, duke shkaktuar 78 të vdekur dhe 151 të plagosur. Këto janë të dhëna nga organizata e parandalimit të dhunës me armë, Everytown for Gun Safety.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?