Foto ilustruese

Ngjarje e pazakontë në Maliq, disa persona shkatërrojnë një varr, eshtrat rivarrosen disa metra më larg

9 Nëntor 2023, 14:01| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 14:04

  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Maliq ku disa persona, kanë shkatërruar një varr, duke rivarrosur eshtrat e personit të vdekur.

Denoncimi është bërë nga 80 vjeçarja F.A e cila akuzon disa familjarë të 43 vjeçarit Th.K se i kanë dhunuar varrin e babait, duke ia varrosur eshtrat e këtij të fundit disa metra më larg.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Dhunimi i varreve”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja F. A., 80 vjeçe, banuese në fshatin Vashtëmi, Maliq, se disa ditë më parë, familjarë të shtetasit Th. K., 43 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, kanë dhunuar varrin e babait të saj, duke rivarrosur eshtrat e tij disa metra më larg. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit”-thuhet në njoftimin e policisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?