Eklipsi i rrallë diellor hibrid i parë në Australinë Perëndimore

Një ngjarje e rrallë astronomike, eklipsi diellor hibrid mahnit ndjekësit e tij në Australi dhe Indonezi

20 Prill 2023, 15:10| Përditesimi: 20 Prill 2023, 15:49

  • Share

Nën një qiell pa re 20,000 ndjekës të eklipsit nga e gjithë bota u grumbulluan këtë të enjte në qytetin e vogël të Australisë Perëndimore të Exmouth, ku për 62 sekonda, dielli, hëna dhe Toka u rreshtuan të gjithë për të formuar një eklips diellor total. Eklipsi e zhyti vendin në një errësirën e shkurtër në mes të ditës në në orën 11:29 me orën lokale (0329 GMT).

Në një ngjarje të rrallë astronomike që ndodh rreth një herë në dekadë, eklipsi diellor hibrid kaloi mbi pjesë të largëta të Australisë, Indonezisë dhe Timorit Lindor. Eklipsi që ndodhi këtë të enjte, është një eklips i rrallë “hibrid” që bota nuk e ka parë që nga viti 2013 ndërsa i rradhës do të jetë në vitin 2031

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?