VIDEO/ Ngjarje e rëndë në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, presidenti i klubit të Erzenit bie nga tribuna, plagoset në kokë

29 Prill 2023, 21:50| Përditesimi: 29 Prill 2023, 23:03

  • Share

Ndeshja Erzeni-Partizani në Durrës u mbyll me një incident, pasi një person ra nga shkallët e stadiumit ‘Niko Dovana’. Mediat shkruajnë se nga shkallët ka rënë presidenti i klubit të Erzenit Durim Keçi.

Keçi ka qenë duke parë ndeshjen dhe ka humbur ekuilibrin e për pasojë është rrëzuar nga tribuna duke rënë në pjesën e poshtme.

Si pasojë e rrëzimit, Keçi mori plagë në kokë. Ai ka marrë ndihmën e parë nga stafet mjekësore dhe më pas është nisur drejt spitalit të Durrësit.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Partizani i bën 'gjëmën' Erzenit, të kuqtë fitojnë në transfertë! Laçi mund Bylisin dhe sheh nga Europa


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?