Ngjarja e rëndë në Divjakë, policia arreston 36-vjeçarin që dhunoi gjyshen, konfirmohet edhe akuza për përdhunim! Ja kush është 36-vjeçari që rrezikon 12 vite burg

1 Shkurt 2021, 09:54| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 15:05

  • Share

Policia e Divjakës ka vënë në pranga, autorin e krimit të rëndë në fshatin Grabian të Divjakës, ku një 89-vjeçare është dhunuar fizikisht nga nipi i saj 36-vjecari Saimir Meçani. Ai është arrestuar dhe ndodhet në polici, ndërkohë që janë konfirmuar edhe akuzat për përdhunim.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur"", thuhet në njoftimin e policisë.

Gazetari Arsen Rusta raporton se 36-vjecari Saimir Meçani mund të dënohet deri në 12 vit burg për veprat dhunë në familje dhe përdhunim. Sipas Kodit Penal Neni 130/a për dhunën në familje ai mund të dënohet me burgim deri në 2 vjet,  ndërsa për Nenin për " Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale", duke përfituar nga pazotësia fizike ose mendore e personit të dëmtuar ose, nga vendosja në gjendje të pandërgjegjshme, dënohet me burgim deri në 10 vite burg.  

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë duke tronditur banorët e Divjakës, ndërsa dyshohet se 36 vjeçari ka qenë i droguar teksa ka dhunuar e përdhunuar gjyshen e tij. Para hetuesve, 36-vjeçari ka pranuar se ka dhunuar gjyshen e tij ndërsa ka mohuar ta ketë përdhunuar, por akuza është konfirmuar sot nga policia pas kryerjes së ekspertizave mjekësore.  

Dhuna që 36-vjeçari ushtronte ndaj gjyshes së tij e konfirmojnë edhe fqinjët ku thonë se ai sillej keq vazhdimisht me të.

1612182613_1612177804saimirmetani001.jpg

Ora 13:45
E rëndë/ Përdhunoi gjyshen 89-vjeçare, monstra e Divjakës abuzoi edhe me kushërirën e tij në Greqi

1612182613_1612177804saimirmetani001.jpg

Saimir Meçani, 26-vjeçari i arrestuar për përdhunimin e gjyshes së tij 89-vjeçare ka kryer një tjetër akt të rëndë disa vite më parë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mësuar se Meçani ka përdhunuar në Greqi edhe një kushërirë të tij.

Ora 12:15
FOTO ekskluzive/ Dhunoi dhe përdhunoi gjyshen 89 vjeçe, kush është 36-vjeçari i arrestuar

1612177804_saimirmetani001.jpg

Gazetari Arsen Rusta ka siguruar foton e 36-vjeçarit Saimir Meçani, i cili u arrestua pasi dhunoi fizikisht në mënyrë barbare gjyshen e tij dhe më pas e përdhunoi. 36-vjeçari është arrestuar dhe rrezikon të dënohet deri në 12 vite burg.  Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Grabian të Divjakës.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berat: 01/02/2021 17:50

    Un habitem kush i jep denim me burg ktij lloj kafshe ky duhet varrur,Kujt i hyn ne pun ky dobiç

    Përgjigju
  • Cponadegjojneveshet: 01/02/2021 17:13

    12 vjet burg thotë! Një monstër si ky nuk e meriton te jetoje!

    Përgjigju
  • E pabesueshme: 01/02/2021 16:39

    Nqs nuk vret veten,Vareni në litar, Monstër!..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?