Ngërçi mes bashkisë e ministrisë, ‘peng’ toka për varre në Lezhë! Banorët: Do i varrosim të afërmit në toka bujqësore

20 Tetor 2022, 09:24| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 09:30

  • Share

Sigurimi i një parcele toke për varre është shqetësim për fshatrat Gjader, Grash dhe Zojz në Zadrime të Lezhë.  Me ezaurimin e hapësirës në varrezën publike, banorët thanë se do detyrohen t’i varrosin të afërmit në toka bujqësore.

“Kush ka lek vjen e ta zë tokën. Unë kam pasur vendin dhe ma kanë zënë, një person tjeter erdhi e varrosi të atin”, tha një i moshuar.

“Këtu është problem ska vend, varret e vjetra janë bërë si bunker me beton, duke vendosur varret e reja mbi ato të vjetrat”, shprehet një tjetër banor.

Kjo problematike është e mbartur prej vitesh. Zyrtarë të Bashkisë së Lezhës jashtë kamerës thanë se ka një projekt për varrezat e reja në Gjadër, por duke qenë toka ndodhet afër zonës ushtarake nuk është arritur marrëveshja me Ministrinë e Mbrojtjes për rrugën. 

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/10/2022 23:12

    Ne kohen e Sales,sikur ate toke prane bazes se Gjadrit t'a kishte kerkuar per vete Shkelzeni,apo Jamarberi,min.e mbrojtjes do t'ua kishin dhene menjehere sic bene me /Partizanin/ dhe /Gerdecin/.

    Përgjigju
  • Lezha: 20/10/2022 10:14

    Per cfare jeni ju te bashkisë,a paguheni per te zgjidhur hallet e popullit e ngercet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?