Ngërçi me delegatët e Tiranës, Prodani pas asamblesë së jashtëzakonshme: FSHF ti lejë interesat zgjedhore, të mendojë për futbollin

10 Mars 2022, 13:51| Përditesimi: 10 Mars 2022, 14:32

  • Share

Eduard Prodani, kryetari i shoqatës rajonale të futbollit Tiranë, tashmë i njohur edhe nga federata, ka organizuar të mërkurën një asamble të jashtëzakonshme, duke zgjedhur 6 delegatë me të drejtë vote për zgjedhjet e FSHF-së më 15 mars. Nga 41 anëtarë që ka gjithsej shoqata, në asamble ishin 21, duke plotësuar kourimin e nevojshëm.

“Me ndërhyrjen e organeve të drejtësisë dhe të gjitha çështjete e tjera që u ngritën në procesin zgjedhor të federatës rezultoi se shoqata e futbollit Tiranë mbeti e papërfaqësuar. Kjo është e papranueshme sepse shoqata e Tiranës përfaqëson futbollin e bazës në Shqipëri dhe do ishte vërtet fatkeqësi nëse Tirana nuk do kishte zërin e saj,”-u shpreh Eduard Prodani, kryetar i shoqatës së futbollit Tiranë.

Pasi gjykata u shpreh për kryetarin e shoqatës së Tiranës, duke cilësuar si të manipuluar asamblene e 24 janarit të organizuar nga FSHF dhe duke legjitimuar atë të thirrur nga Erion Veliaj, nuk ishte e qartë se kush do ishin delegatët. Për këtë pritet të ketë një përplasje, pasi në asamblenë e 2 marsit FSHF pranoi delegatët e 24 janarit ku Alimehmeti u zgjodh kryetar dhe gjykata i shpalli të manipuluara.

“Natyrisht këto prorpozime do ia përcjellim menjëherë federatës shqiptare të futbollit dhe shpresojmë shumë që ata të vendosin me pjekuri dhe me një këndvështrim për interesin e përgjithshëm të futbollit dhe jo interesat e ngushta zgjedhore,”-deklaroi Eduard Prodani, kryetar i shoqatës së futbollit Tiranë.

6 delegatët e zgjedhur në asambenë e jashtëzakonshme të shoqatës së Tiranës janë Ergys Kadiu, Adi Balla, Adriatik Delimurati, Xhek Alushi, Alban Miftari dhe Endrit Agushi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?