Ngecin ndërtimet/ INSTAT: Bien me 39.1% lejet e dhëna në tre muajt e fundit krahasuar me 1 vit më parë

24 Nëntor 2022, 16:33| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 16:36

  • Share

Lejet e miratuara në tre mujorin e tretë të vitit 2022 kanë shënuar një rënie prej 39.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Konkretisht sipas INSTAT në tremujorin e tretë 2022 janë miratuar gjithsej 269 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 442 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 39,1 %.

Në tremujorin e tretë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 21,6 miliardë lekë, nga 22,5 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 3,8 %.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?