Sekuestrimi i pakove me kokainë

Ngarkesa e drogës më e madhe e kapur në Australi! Sekuestrohen 2.4 ton kokainë me vlerë 677 milionë dollarë

4 Mars 2023, 20:01| Përditesimi: 4 Mars 2023, 20:06

  • Share

Një operacion i përbashkët i SHBA-së dhe Australisë shkatërroi një rrjet ndërkombëtar droge pasi kapën 2.4 ton kokainë në bordin e një anijeje në brigjet e Amerikës së Jugut që kishte nisur për në Australi.

Kokaina, e lidhur me një kartel meksikan droge, kishte një vlerë rrugore prej rreth 1 miliard dollarë Australianë (677 milionë dollarë) dhe ishte e barabartë me gjysmën e konsumit vjetor të vlerësuar të Australisë, duke e bërë sekuestrimin një nga më të mëdhenjtë në të cilin është përfshirë policia australiane.

Dymbëdhjetë të dyshuar janë arrestuar dhe akuzuar në këtë rast, tha policia e shtetit të Australisë Perëndimore në një deklaratë të shtunën, duke lëshuar detaje për herë të parë të një operacioni që filloi nëntorin e kaluar kur Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës (DEA) përgjoi anijen.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?