Foto ilustruese

Ngacmonte seksualisht 5-vjeçarin pasi e merrte nga kopshti, dënohet me burg shqiptari në Greqi

6 Prill 2022, 19:47| Përditesimi: 6 Prill 2022, 19:48

  • Share

GREQI- Një 65-vjeçar shqiptar është dënuar nga gjykata greke me burg, pasi është shpallur fajtor për ngacmim seksual dhe gjeste të turpshme ndaj një djali 5-vjeçar (në atë kohë). Ai u dënua me 18 muaj burg, në mungesë dhe pa pasur fuqi ankimimi.

Sipas mediave vendase, i mituri ishte djali i një shoku të 65-vjeçarit, po ashtu shqiptar, me të cilin kishin miqësi dhe jetonin pranë njeri-tjetrit në Volo.

Autori nga shkurti-maj të vitit 2017 kryente veprime të turpshme me 5-vjeçarin, të cilin e merrte nga kopshti pasi mbaronte.

Kanë qenë mësuesja e kopshtit ajo që e ka zbuluar këtë incident. Ajo ka qenë edhe njëra prej dëshmitareve në gjykatë ku theksoi faktin se i vogli nuk dëshironte të ikte me 65-vjeçarin, kur vinte ta merrte nga shkolla.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?