Foto ilustruese

Njerku ngacmon seksualisht vajzën e gruas, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë! Pranga edhe 4 të tjerëve për vepra të ndryshme penale

21 Dhjetor 2021, 16:05| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 16:13

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar sot pesë persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 57-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare të cilën e kishte vajzën e bashkëshortes së tij.

Ka qenë nëna e së miturës e cila ka denoncuar Arben Hyskon në polici ndërsa 57-vjeçari tashmë akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.

Sakaq një 35-vjeçar në Kamëz ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka vjedhur energjinë elektrike. Burime bëjnë me dije se punonjësit e OSHEE-së kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Ndërsa ‘Rrugorja’ ka arrestuar K. X., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi; E. Sh., 25 vjeç, pasi ka aksidentuar një shtetas të mitur 8 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe E. R., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 8 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij). Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. J., 35 vjeç, pasi punonjësit e OSHEE-së në Kamzë, në banesë kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: - K. X., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi; - E. Sh., 25 vjeç, pasi ka aksidentuar një shtetas të mitur 8 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore;  - E. R., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit D. S., 26 vjeç dhe D. S., 22 vjeç (vëllezër); I. D., 26 vjeç; B. M., 34 vjeç; E. S., 26 vjeç; K. M., 21 vjeç; E. M., 27 vjeç dhe B. M., 38 vjeç, pasi në ambientet e një subjekti privat, janë kofliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin.

Më datë 20.12.2021, shtetasi E. Z., 48 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëshortja e tij, shtetasja A. Z., 43 vjeçe, së bashku me 3 fëmijët e mitur.

Më datë 20.12.2021, shtetasi P. M., 20 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëjetuesja e tij, shtetasja V. M., 18 vjeçe. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?