Foto ilustruese

Ngacmoi seksualisht të moshuarën në banesën e saj, vihet nën hetim 43-vjeçari në Gjirokastër

3 Shtator 2023, 10:49| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 10:52

  • Share

Një 43-vjeçar është vënë nën hetim nga uniformat blu të Gjirokastrës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 74-vjeçare në banesën e saj.

E moshuara ka kallëzuar 43-vjeçarin me iniciale A.H, banues në Gjirokastër, pasi ky i fundit e ka ngacmuar seksualisht 74-vjeçaren, në banesën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?