Ngacmoi seksualisht dy nxënëset në shkollën 9 vjeçare, Kushi pezullon nga puna mësuesin e fizkulturës në Tepelenë deri në përfundimin e hetimeve

18 Janar 2023, 11:10| Përditesimi: 18 Janar 2023, 11:12

  • Share

1673520931_WhatsAppImage20230112at10.59.041.jpeg

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Tepelenë ku një mësues i fizkulturës është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës ku jepte mësim. Kushi tha se Zyra Arsimore e Tepelenës ka pezulluar nga puna Kleanth Laçin deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

“Kemi ndjekur nga afër ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në Tepelenë, ku një mësues është dhunuar, pasi akuzohet nga familjarët për abuzim ndaj vajzës së tyre. Për mësuesin është marrë masa e ndalimit nga policia dhe Zyra Arsimore Tepelenë ka marrë sot vendimin për pezullimin e mësuesit nga puna deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë”- u shpreh Kushi.


Lajmi kryesor:

Arrestohet mësuesi i fizkulturës në Tepelenë, akuzohet për ngacmim seksual të 2 nxënëseve! Drejtoresha: S’kishte sjellje të dyshimtë në shkollë


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?