Flori Beqiraj

Ngacmoi seksualisht alpinisten në Kosovë, ajo publikoi pamjet! Dhunuesi i kërkon falje: Isha i dehur (VIDEO)

1 Tetor 2022, 20:18| Përditesimi: 1 Tetor 2022, 20:33

  • Share

KOSOVË- Alpinistja nga Kosova, Mrika Nikiqi ka qenë pre e një sulmi seksual teksa ajo i bëri dhe vetë publike pamjet në çastin kur po dhunohej nga Flori Beqiraj, i cili është arrestuar për këtë ngjarje dhe  i ka kërkuar falje Nikiqit duke thënë se ishte i dehur në momentin kur ka e sulmuar.

Në vendimin e gjykatës thuhet se Beqiraj, i ka kërkuar falje Mrika Nikqit dhe familjes së saj, pasi babai i të dyshuarit ka pasur raporte pune me familjen e alpinistes. Ai ka pranuar fajin se ka sulmuar seksualisht vajzën, ndërsa  ka thënë se ka qenë nën efektin e alkoolit.

Në vendim thuhet  se avokati i Flori Beqirajt i ka kërkuar gjykatës që atij t’i caktohet masa e “Arrestit shtëpiak”.

“Gjendja e tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit, sipas tij tregon se sjelljet që i ka pasur gjatë kryerjes nuk janë të tij, ka qenë në gjendje që edhe vetë i pandehuri nuk mund të shpjegojë duke marrë parasysh këto rrethana nuk mendoj që ka rrezik të arratisjes dhe as të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale. I propozoj gjykatës që të pandehurit t’i shqiptohen njëra nga masat alternative të cilat janë adekuate për të pandehurin, konkretisht propozoj masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në vendimin e gjykatë.

Alpinistja kosovare Mrika Nikiqi bëri publike një video ku tregoi se kishte qenë viktimë e një sulmi seksual. Në pamje shihet qartë kur Flori Beqiraj ndjek alpinisten, e kap nga pas dhe tenton të puth.

Flori Beqiraj

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • GOLI: 03/10/2022 08:52

    NA DOLI NE SKENEN MEDIATIKE NJE KREKOSES ****.... ESHTE PER TE ARDHUR KEQ,SI NDJEHEN MEMA DHE I ATI....

    Përgjigju
  • Bim: 02/10/2022 07:04

    Burracak, ishallan ban da muj burg

    Përgjigju
  • katunari: 01/10/2022 23:24

    ca pije thu ti mer. Shko falu ne burg

    Përgjigju
  • Erik: 01/10/2022 22:04

    Sa jam “dendur” unë me kokainë tani që shoh PSG-në me djalin tim në shtëpi, aq “i dehur” paska qenë dhe Flori kur ka bërë atë veprim. Shko bëj ca burg pallë, të të dali meraku për atë gjënë.

    Përgjigju
  • Or tej: 01/10/2022 20:40

    Tashti burri qe asht burre nji ves duhet ta kete or tej.

    Përgjigju
    • Ilirjan: 01/10/2022 23:54

      Dhe burgu... per burrat eshte!

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?