Foto ilustruese

Dyshohet se ngacmoi seksualisht 25-vjeçaren, arrestohet ish inspektori i tatimeve në Pogradec! E reja vuan nga epilepsia (EMRI)

23 Korrik 2023, 23:08| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 23:16

  • Share

Një 25- vjeçare, është dërguar pa ndjenja në spitalin e Pogradecit. Nga deklarimet e së resë rezultoi se ajo ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga Arian Mema dhe për pasojë kishte humbur ndjenjat nga tronditja.

Sipas burimeve, dyshohet se Arian Mema ka ngacmuar një 25 vjeçare në vendin e saj të punës. Mësohet se e reja vuante nga problemet e epilepsisë dhe në momentin e ngacmimit ajo ka kaluar një krizë epileptike.

25 vjeçarja me origjinë nga Trebinja e Mokrës dyshohet se është ngacmuar nga Arian Mema në momentin që ky i fundit po montonte një panel diellor në subjektin ku kjo e fundit punonte prej disa kohësh.

Sipas të dhënave Arian Mema është proceduar edhe më herët penalisht për lidhje të kundraligjshme të ujit, gjithashtu Mema ka qene i akuzuar dhe për shkelje të detyrës kur ka qënë inspektor në Drejtorinë e Tatimeve Korçë. Gjithashtu Mema për disa mandate ka qënë dhe Anëtar i Këshillit Bashkiak më Pogradec.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?